Olaf Scholz është nën presion – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Olaf Scholz është nën presion

08:58 | 15/06/2022
në Bota
0

Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet nën presion. Ngado që shkon, ai duhet të japë llogari për mbështetjen ushtarake të Gjermanisë ndaj Ukrainës. Kështu për shembull, gjatë vizitës së tij të fundit në Vilnius, Lituani, më 7 qershor. “Gjermania është një nga mbështetësit ushtarakë kryesorë të Ukrainës.

Askush nuk dërgon aq shumë sa Gjermania. Ka disa vende që japin po aq shumë, si SHBA. Por Gjermania është një nga vendet që ka dërguar shumë sipas mundësive të saj. Kemi dërguar sasi të mëdha armë antitank raketa kundërajrore dhe sasi gjigande municionesh”, tha Olaf Scholz.

Vendim historik

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Por Scholzi e ka fjalën për armatime mbrojtëse të lehta. E për rrjedhojë:, armatimet që ka dërguar Gjermania deri tani janë të parëndësishme, krahasuar me sistemet e armëve të ofruara nga vendet e tjera. Bundestagu gjerman tashmë e ka dhënë dritën jeshile: Më 28 prill 2022, deputetët miratuan furnizimin e Ukrainës me armë të rënda. Ishte një kthesë në historinë e Gjermanisë. Por deri më tani në Ukrainë nuk ka mbërritur asgjë nga artileria e rëndë nga Gjermania.

Por është premtuar shumë: Scholz ka premtuar shtatë tanke “Haubitze 2000” të prodhimit gjerman. Ato janë sisteme artilerie vetëlëvizëse dhe pritet të dërgohen në Ukrainë në fund të qershorit. Ushtarët ukrainas po trajnohen tani në një bazë gjermane për përdorimin e tyre.

Scholz ka premtuar edhe 50 tanke anti-ajrore të tipit Gepard. Ato mund të dërgohen në korrik. Veç kësaj, ai ka thënë se edhe sistemi raketor i mbrojtjes nga ajri IRIS-T është duke u bërë gati për t’u përdorur në Ukrainë. Ai hyn te sistemet më moderne të mbrojtjes ajrore të Gjermanisë dhe do t’i mundësonte Ukrainës të mbronte një qytet të tërë nga sulmet ajrore ruse. Por kur do të mbërrijë ky sistem në Ukrainë? Kjo nuk është e qartë.

SHBA dhuron 4,5 miliardë Euro armatim

Sa për krahasim, nga fillimi i luftës deri më 1 qershor, Shtetet e Bashkuara kanë premtuar ose dërguar armë dhe pajisje me vlerë prej 4,6 miliardë dollarë (4,37 miliardë euro), sipas shifrave zyrtare. Ndër to hyjnë shumë armë të rënda, si p.sh. artileri haubitze dhe raketahedhës.

Vendet e BE-së dhe SHBA-të kanë filluar qysh javën e kaluar dërgimin e haubitzeve perëndimore. Së shpejti ato do të dërgojnë raketa të shumta me precizion të lartë. Koordinimi i këtyre hapave duke siguruar që ushtria ukrainase të marrë më shumë municion do të jetë në qendër të diskutimeve të Brukselit.

“Ne jemi në një pikë vendimtare”, thotë kryetarja e komitetit të mbrojtjes në Bundestag, Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP). Javët e ardhshme, më tepër ditët në vijim, do të tregojnë se cilin drejtim do të marrë lufta në Ukrainë. Vonesat e Gjermanisë i kritikon ashpër opozita gjermane. Ndërsa kancelarj gjerman Olaf Scholz, do të shkojë të enjten në Kiev për herë të parë që nga fillimi i luftës, kryetari i opozitës Friedrich Merz ka qenë aty qysh në fillim të majit.

Grupi parlamentar i partisë së tij, Unioni Kristiandemokrat e Kristiansocial po përgatit një projektrezolutë për të mbështetur Ukrainën me armë të rënda. “Qeveria federale po shpërfill vendimin e qartë të parlamentit”, tha nënkryetari i këtij grupi, Johann Wadephul (CDU). Politikani opozitar kujtoi se Bundestagu kishte vendosur qartë të furnizonte Ukrainën me armë të rënda. “Në vend që të japim armë efektive, ne japim vetëm justifikime nga për gjoja koordinim me NATO-n ose për mosfunksionimin e shkëmbimit me vendet e tjera.”/DW

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Gjekmarkaj: Berisha me kandidatët e tij nuk do të arrijnë asgjë!

Babo i mëson Zelenskit taktikat e luftës guerile

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrihet akordi mes klubeve, Kristjan Asllani lë Italinë dhe shkon në klubin që askush nuk e priste –

Arrihet akordi mes klubeve, Kristjan Asllani lë Italinë dhe shkon në klubin që askush nuk e priste –

14:08 | 29/01/2026
Nuk ka justifikim për zvarritjen e procesit ndaj Ballukut –

Nuk ka justifikim për zvarritjen e procesit ndaj Ballukut –

13:56 | 29/01/2026
Mbrojtja politike e një të korruptuari është njollë e zezë për Kuvendin –

Mbrojtja politike e një të korruptuari është njollë e zezë për Kuvendin –

13:44 | 29/01/2026
Rama ishte gati t’i ‘shkrinte’ plumb në vesh Belindës, por ajo ka genin terrorist –

Rama ishte gati t’i ‘shkrinte’ plumb në vesh Belindës, por ajo ka genin terrorist –

13:24 | 29/01/2026
U plagos pasi ndërhyri në sherrin mes babait dhe vajzës, i riu përfundon në reanimacion –

U plagos pasi ndërhyri në sherrin mes babait dhe vajzës, i riu përfundon në reanimacion –

13:12 | 29/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrihet akordi mes klubeve, Kristjan Asllani lë Italinë dhe shkon në klubin që askush nuk e priste –
  • Nuk ka justifikim për zvarritjen e procesit ndaj Ballukut –
  • Mbrojtja politike e një të korruptuari është njollë e zezë për Kuvendin –
  • Rama ishte gati t’i ‘shkrinte’ plumb në vesh Belindës, por ajo ka genin terrorist –
  • U plagos pasi ndërhyri në sherrin mes babait dhe vajzës, i riu përfundon në reanimacion –
  • Spektakël pritet në Europa League, 36 ekipe zbresin në fushë dhe bëjnë llogaritë e kualifikimit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrihet akordi mes klubeve, Kristjan Asllani lë Italinë dhe shkon në klubin që askush nuk e priste –
  • Nuk ka justifikim për zvarritjen e procesit ndaj Ballukut –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com