Prokuroria e rrethit gjyqësor të Korçës ka proceduar penalisht 3 punonjës të komisariatit të Korçës.
Shkak duket se është bërë një video e publikuar në Tik-Tok ku bullizohej një shtetas në kohën e pandemisë, i cili ishte shoqëruar në automjetin e policisë për masat kundër Covid 19.
Burimeve bëjnë me dije se i riu ka bërë kallëzim pranë AMP, ku ditën e sotme ka filluar edhe procedimi penal ndaj policëve.
Pritet njoftimi zyrtar nga ana e AMP dhe Prokurorisë Korçë.