Një 50-vjeçar, banues në Bathore ka rënë në prangat e policisë për dhunim të vajzës së tij të mitur. Mësohet se në banesën e 50-vjeçarit me iniciale Sh.B, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi municioni luftarak si dhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Ai do të akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Bathore, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, në banesë, në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi municioni luftarak, si dhe konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.”-njofton policia.