Rritja e çmimit të naftës dhe jo, vetëm po vështirëson jetën e qytetarëve çdo ditë. Një fermer në Marinëz ka ndarë në rrjetet sociale një video që komenton rritjen e çmimit të naftës dhe me një mesazh drejtuar kryeministrit Edi Rama. Në videon e shpërndarë nga politikani Agron Duka, duket fermeri teksa mbush traktorin e tij me karburant dhe tregon faturën që ka marrë.
Fermeri ironizon çmimin e naftës për faktin që Marinza, është një nga vendet më të mëdha naftëmbajtëse në Shqipëri.“Të blesh naftën 260 lekë në Marinëz, thirri mendjes o Edi Rama, hiqi taksat të paktën për bujqësinë. Të blesh naftën 260 lekë në Marinëz që këtu del në sipër nafta”, dëgjohet teksa thotë ai.