Kryeministri Rama do të jetë një nga liderët e parë të Ballkanit Perëndimor, i cili do të vizitojë Ukrainën që nga pushtimi rus më 24 shkurt.
Lajmi bëhet me dije nga Vijesti, teksa njofton se kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka pranuar ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të vizituar Kievin.
Abazoviç ka pranuar ftesën që të vizitojë Kievin ditën e nesërme sëbashku me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Kovaçevskin.
Në një bisedë me Zelenskin, Abazoviç theksoi se Mali i Zi ka ofruar mbështetje të hapur për pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës që në fillim. Abazoviç tha gjithashtu se shpreson që Ukraina të marrë statusin e një kandidati për anëtarësim në BE dhe se Mali i Zi, si lider në procesin e negociatave, është i gatshëm të ofrojë ndihmën e nevojshme eksperte dhe politike.