Ish deputeti dhe botuesi Nikollë Lesi ka publikuar një material mbi 31 vjetorin e Partisë Socialiste, në kuadër të së cilës u mbajt një festë ditën e djeshme në selisë rozë.
Në videon e publikuar nga Lesi, ai e quan këtë forcë politike si vizionare dhe të modernizuar teksa heq paralele me forcën rivale, Partinë Demokratike.
Botuesi i Koha Jonë nënvizon se PS do të jetë sërish fituese e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ndërsa në video nuk mungojnë fjalët e mira për Ramën dhe sulmet për Partinë Demokratike.