Kancelari gjerman, Olaf Scholz ishte i pranishëm në darkën e punës së liderve të shteteve të Europës JUglindore që u mbajt në Greqi. Në rrjete sociale, kancelari gjerman Scholz është ndalur tek “miniincidenti” i ndodhur në Samit ku pati një përplasje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Duke veçuar një foto me Ramën, kancelari shkruan ndihet i kënaqur me shkëmbinin e ideve me kreun e qeverisë shqiptare. “Jam i kënaqur që mund të shkëmbej mendime me këta krerë shtetesh dhe qeverish. Sepse vetëm sëbashku, ne jemi më të fortë!”-shkruan Scholz.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz vijoi vizitën në Ballkan të shtunën me qëndrimin në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.