Një ligj i ri në shtetin amerikan të Teksasit lejon studentët që të mbajnë armë në kampuset universitare.
Studentët e moshës nga 21 vjeç, mund të marrë armë në klasë sipas ligjit të ri. Teksasi është një nga tetë shtetet e SHBA-ve që lejon studentët të mbajnë pistoleta në ambientet universitare.
Shumë zyrtarë të arsimit të lartë dhe studentët janë të shqetësuar për ligjin, pasi ai mund të dekurajojë studentët që të ndjekin studimet e tyre.
Por, përkrahësit e ligjit argumentojnë se kjo është një e drejtë “kritike” për vetëmbrojtje dhe respektimin e lirive kushtetuese.
Republikanët në Teksas thonë se ligji “Campus carry”, mund të parandalojë të shtënat me armë në universitete që shpesh kanë marrë shumë jetë njerëzish.