Mëngjesin e sotëm është parandaluar një tragjedi në portin e Durrësit. Salla operative e portit mori sinjalin për rënien në cekëtinë të mjetit turistik ‘Ziacanaia’. Jahti me 6 italianë në bord rrezikoi ngecjen në cekëtinë ndaj kërkoi ndihmë.
Mjeti po lundronte nga Marina Punta Faro, Itali, drejt Shqipërisë. Menjëherë është bërë njoftimi i autoriteteve detare, Kapitenerisë së Portit, Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare për dhënien e ndihmës për mjetin lundrues.
Gjashtë anëtarët e ekuipazhit, janë në gjendje të mirë shëndetësore.