Dalin të tjera detaje nga megaoperacioni i SPAK ku në bashkëpunim me autoritet italiane u godit një grup kriminal, i cili dyshohet të ketë organizuar një skemë mashtrimi ndaj sistemit kombëtar shëndetësor italian dhe trafikut të barnave.
Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se janë kontrolluar banesat dhe zyrat e disa mjekëve shqiptarë si Vladimir Peto, Edvin Prifti dhe Ilir Broqja. Mësohet se në total janë ushtruar 11 urdhër kontrolle, mes të cilave dhe banesat e dy biznesmenëve.
Prokuroria thekson se ka gjetur prova për përfshirjen e mjekëve shqiptarë në skemën e mashtrimit me ilaçet, por ende nuk ka të arrestuar në Shqipëri.
Më herët, nga mediat italiane janë publikuar dhe pamjet e aksionit ku të akuzuarit duken teksa marrin çanta me ilaçe dhe shkëmbejnë tufat me para. Trafikantët e ilaçeve dhe ‘bluzat e bardha’ që falsifikuan dokumente për shërbim shëndetësor në Itali ranë në kurth nga autoritetet italiane.
Përgjimet/ “Do të çoj të 5-in në listë”, kush është koka e PS që i premtoi Mond Çekiçit favorizimin e Jyrgis Çyrbjas?
Hetimet në ngarkim të ish-deputetit të PS, Jyrgis Çyrbja zbardhin bashkëpunimin e socialistë me eksponentë të krimit të organizuar në...