Dalin detaje të reja nga operacioni i RENEA-s në Shkodër. Mësohet se policia e Shkodrës dhe RENEA ka ushtruar kontrolle në lokale dhe zona ku dyshohej se strehoheshin persona të shpallur në kërkim. Ende nuk dihet nëse ka persona të shoqëruar nga ky operacion. Sjellim në kujtesë që RENEA, një ditë më parë zbarkoi në Elbasan ku pati dhe një aksion për arrestimin e Talo Çelës dhe Suel Çelës, në skutat e krimit të organizuar në këtë qytet. Gjatë operacionit dje janë kryer kontrolle nëpër shtëpi dhe biznese, me qëllim vënien në pranga të personazheve “VIP” të botës së krimit si Talo Çela, Florenc Çapja, Suel Çela, Ervis Martinaj, të cilët i shpëtuan disa aksioneve të policisë në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”.
Në pranga ra vetëm krahu i djathtë i Talo Çelës, Klement Xhaferri. Xhaferri është një person i njohur në Elbasan, i përfshirë dhe në ngjarjen e rëndë të ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve të vitit 2021 në Elbasan, kur u vra Pjerin Xhuvani.
Shtëpitë e Kranes rrezikojnë të shemben, Romeo i Finiqit bën pazarin e 84 MLN lekëve
Romeo Çakuli i bashkisë Finiq bën pazare me tenderë edhe kur bëhet fjalë për një rrezik të lartë që iu...