Zbulohen medikamentet që janë kontrabanduar nga grupi kriminal që u shkatërrua ditën e sotme. Bëhet fjalë për “Clexane” si dhe “Enoxaparin”. Të dyja këto medikamente përdoren për mpikjen e gjakut, ndërkohë që një dozë e këtyre ilaçeve shitej me nga 20 mijë euro. Këto ilaçe përdoreshin gjatë periudhës së pandemisë nga pacientët e infektuar me Covid, pasi një nga efektet anësore të vaksinave anti-Covid ishte dhe mpiksja e gjakut. Medikamentet ishin shumë të vështira të gjendeshin dhe grupi kriminal i kontrabandonte nga Italia për ti shitur në mënyrë të jashtëligjshme në vendin tonë.
Grupi u shkatërrua sot. Në pranga janë vënë 6 persona. Nën hetim janë vënë 82 shqiptarë, mes tyre mjekë dhe biznesmenë. Mes mjekëve përmendim Edvin Priftin, Aurel Vulën, mjek pediatër, Ilir Broqajn, mjek anest-reanimator dhe Vladimir Peto. Biznesmenët janë Aleksandër Gjoka dhe Ngue Pulaj.
Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit
Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...