Ish-ministri i Jashtëm, dhe anëtari i “Rithemelimit” të PD-së, Tritan Shehu ka zbardhur prapaskenat e darkës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga ambasadorja Yuri Kim, me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënies Shqipëri-SHBA, ku ishin të ftuar gjithë ministrat e Jashtëm që nga viti 1991.
Shehu tha se ky ishte një takim shumë i këndshëm, ndërsa shtoi se nuk kishte konotacion politik.
“Ishte një takim njerëzor, i këndshme, aspak e rëndë në biseda. Një tryezë normale, por jo me konotacion politik. Konotacioni i vetëm politik ishte në lidhje me rolin tonë në këtë periudhë 30 vjeçare, dhe konfirmimi i asaj që 100 vjetori i dytë i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, do të jetë më i frytshëm”, tha ai.
Emiriana Sako i jep çekun me 259 MLN lekë Klodian Alimadhit për llambat e plazhit, tenderi i anuluar dy herë
“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, ky është shënimi i...