Qeveria e kryeministrit holandez Rutte po i jep dritën jeshile hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Sipas mediave holandeze, kreu i qeverisë holandeze, Rutte po ushtron presion ndaj parlamentit të vendit të saj për të mbështetur hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Por ky qëndrim po përballet me kundërshtimet e qytetarëve dhe një pjesë e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit holandez që nuk janë dakord për të zgjeruar familjen evropiane. Ata janë shprehur kundër hapjes së negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Në nëntor të vitit të kaluar në Tiranë ishte vetë kryeministri holandez Mark Rutte i cili takoi homologun e tij kryeministrin Edi Rama.
Në këtë takim kreu i qeverisë holandeze Mark Rutte u shpreh se ka ardhur koha që BE të tregohet e drejtë me Shqipërinë dhe se Bullgaria nuk mund të mbajë më peng këtë proces për shkak të vetos që i ka vendosur Maqedonisë së Veriut.
Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama, ndonëse këtë herë nuk shfaqi kritike për BE, tha se përtej PO-së dhe JO-së për hapjen formale të negociatave, duhet të përfshihen në rajon me ndihma konkrete.
Vendimi i Apelit/ Shqyrtimi gjyqësor për inceneratorin e Fierit do të përsëritet
Apeli i GJKKO vendosi të pranojë kërkesën e SPAK, për përsëritjen edhe njëherë të shqyrtimit gjyqësor në lidhje me të...