Përmbytjet e shkaktuara në Tiranë nga dalja nga shtrati e lumit Lana, ka vënë në lëvizje strukturat e policisë të cilët përmes një njoftimi i bëjnë thirrje qytetarëve të stakojnë energjinë elektrike.
Në njoftim, policia sqaron se me kërkesë të saj është shkëputur energjia elektrike në 3 fiderë të Selitës, duke lënë pa energji elektrike zona si “Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, rruga e Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri”.
“Me kërkesë të Policisë (salla operative), për shkak të daljes së lumit Lana nga shtrati, OSSH stakoi 3 fidera të NS Selitë, si masë sigurie.
Këto linja furnizojnë pjesërisht zonat “Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri” etj.
Pas verifikimeve në terren për prani të ujit në kabina, ekipet e OSSH rikthyen pas 25 minutave energjinë elektrike për 2 fiderat.
Aktualisht po i japim gradualisht energji zonave të prekura nga masa e sigurisë deri në rikthimin e plotë të energjisë në të gjitha zonat.”-njofton policia.
Shtëpitë e Kranes rrezikojnë të shemben, Romeo i Finiqit bën pazarin e 84 MLN lekëve
Romeo Çakuli i bashkisë Finiq bën pazare me tenderë edhe kur bëhet fjalë për një rrezik të lartë që iu...