Moti i keq ka pushtuar gjithë vendin prej dy ditësh. Situata mbetet problematike edhe në Tiranë, ku siç duket nga videoja e siguruar lumi Lana ka dalë nga shtrati. E gjithë zona e njohur si “Pallati me Shigjeta” ndodhet nën pushtetin e ujit që po vërshon brenda lagjeve në këtë zonë.
Siç duket nga video, niveli i ujit që po vërshon në rrugë, shkon deri tek dera e makinave. Gijotina.com pak momente më parë publikoi një video nga fryerja dhe tejmbushja e lumit Lana. Dhe ajo që dihet si shkak i motit të keq nëse reshjet vazhdojnë, lumi Lana pritet të dalë nga shtrati edhe në zona të tjera të Tiranës.
Pasi i dha 2.2 MLN euro Kristinka Lekës, Gonxhe çel tenderin e ri 730 MLN lekë për larjen e çarçafëve në Spitalin e Traumës
Në pak javë, Ministri Blendi Gonxhe, përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, jep rreth 3 milionë euro vetëm për larjen...