Tre të arrestuarit për “shtëpinë e barit” në Koplik, janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”.
Bëhet fjalë për personat e identifikuar me emrat Ramiz Nikdukaj, Bashkim Kovaci 64 vjeç dhe Altion Luli 43 vjeç këto dy të fundit nga Cërriku, të cilët u kapën gjatë operacionit “Syri i Sheganit” në një “shtëpi bari” në Koplik.
Në banesën e Nikdukaj, 64 vjeç, u gjet një ambient i përshtatur për kultivim të narkotikëve, ku u sekuestruan 22 kg kanabis dhe 455 bimë të kultivuara në ambient me llamba, si dhe 245 bimë të mbjella në oborr.