Berati është përmbytur ditën e sotme si pasojë e stuhisë ku janë përmbytur rrugët e qytetit, pedonalia dhe lulishtet. Pas tërheqjes së ujit, në rrugë kanë ngelur pirgje dheu, dhe materiale të tjera të grumbulluara nga prurjet e shiut, përfshirë edhe ato inerte. Mësohet se punonjësit e bashkisë ndodhen në terren dhe kanë nisur menjëherë punën për pastrimin e rrugëve.Duket se ka qenë bllokimi i pusetave të qytetit ai që ka shkaktuar edhe përmbytjen e të gjitha rrugëve në qytetin e Beratit.
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...









