Ish-konkurrentja e “Për’puthen 2”, Aristela Leka është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije vetë ajo në rrjetet sociale. Përmes një fotoje, nga ku shihet qartë fotoja e bebushit, Aristela ka zbuluar se ka sjellë në jetë një djalë. Emri i vogëlushit nuk është zbuluar ende nga ajo. Ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë e ka mbajtur të fshehtë gjithë periudhën e pritjes së ëmbël duke mos publikuar asnjë foto.
Teksa po ashtu nuk dihet asgjë rreth partnerit të saj që e ka mbajtur sekret.
Nga “Për’puthen” Aristela doli vetëm. Ajo u njoh dhe u takua me Princ Milen por nuk arritën të krijonin një romancë.