Kryeministri Edi Rama i pranishëm sot në samitin në Ohër tha se “Ballkani i Hapur” lindi si ide e 3 njerëzve. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se kriza e grurit dhe energjisë elektrike do të jetë prioritet i nismës së liderve të Ballkanit Perëndimor.
“Kokrra e fundit e grurit do të ketë një peshë të madhe sa një thes me grurë. Ku dhe kilovati i fundi të energjisë do të ketë një peshë sa një megava.”-tha Rama.
Rama theksoi se do të ngrihet një grup i përbashkët pune për krizën.
“Ballkani i Hapur lindi si ide e 3 njerëzve, sot nuk është më ideja e 3 njerëzve dhe nuk është më një punë e 3 njerëzve. Do jetë gjithnjë e më shumë i më shumë njerëzve. Mjafton të vish me makinë këtu në Ohër dhe ta kalosh doganën për të parë ndryshimin ku një tabelë shkruan korridori i gjelbër i Ballkanit të hapur, ku për të gjithë ata që transportojnë produktet e punës dhe djersës së punës, do të thotë një çlirim i madh.
Ne do të ngremë një grup të përbashkët për krizën dhe zgjidhjet konkrete sepse kriza e thellë që sipas të gjitha gjasave mund të thellohet dhe më shumë, e cila ka pushtuar mbarë botën, kërkon patjetër qëndrueshmërinë dhe përpjekjen e çdo vendi, por çdo gjë që mund të bëjmë për të lehtësuar barrën e secilit prej vendeve tona falë bashkëpunimit është diçka e vyer në këtë moment, ku edhe kokrra e fundit e grurit do të ketë një peshë të madhe sa një thes me grurë. Ku dhe kilovati i fundi të energjisë do të ketë një peshë sa një megavat. Për këtë arsye grupi ynë i përbashkët do të fillojë menjëherë nga puna. Në gusht ballafaqim i punës së grupeve të punës. në shtator edicioni i parë i panairit të verërave dhe të ushqimit, por ku do të jenë të ftuar gjithë sipërmarrësit”, deklaroi Rama.
Luks dhe fonde për inspektorët, Veliaj merr qira 5 makina elektrike me 370 milionë lekë për IMT
Drejtoritë e varësisë së Erion Veliajt marrin shembull nga shefi i tyre, shpenzojnë fondet për komoditetin e tyre. Kështu Inspektoratit...