Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj do të festojë ditëlindjen e saj të 28-të më 9 qershor, saktësisht ditën e nesërme.
Mirëpo, në këtë ditë të rëndësishme për të ajo ka një dhuratë për të gjithë fansat e saj. Mesa duket Beatrix do të publikojë këngën e saj më të re të cilën ka vendosur ta titullojë “Vonë”.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë artistja përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku në atë post komentet nga fansat e saj kanë qenë të pafundme, pasi ata mezi po e presin këngën e re të Trixës.
Kujtojmë se kënga e fundit e Ramosajt ishte në bashkëpunim me Dj Geek dhe rezultoi një sukses i madh për të.
View this post on Instagram