Besnik Simoni, Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë do të vijojë të qëndrojë në burg.
Ai u arrestua më datë 2 prill pasi është përfshirë në një konflikt të armatosur me një bashkëfshatar të tij. Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesën e 41-vjeçarit, i cili, përmes avokatit mbrojtës kishte kërkuar një masë sigurime më të butë.
Ish-zyrtari lokal të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Ngjarja
Përplasja me armë zjarri ndodhi mesditën e 1 prillit, në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër. Fillimisht policia raportoi se ishte plagosur në një atentat, zyrtari i pushtetit vendor Besnik Simoni, por 4 orë me vonë blutë gjeten të plagosur në një banese më fshatin Kallmet të Lezhës dhe autorin shtetasin Altin Marku.
Policia doli në konkluzionin se të dy personat kanë qëlluar në drejtim të njeri-tjetrit dhe ata u vunë në pranga me akuzën “Vrasja me dashje, mbetur ne tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Në lidhje me ngjarjen prokuroria e Lezhës po vijon hetimet dhe nuk është arritur ende që të provohet nëse ka qëlluar dhe ish-zyrtari lokal Besnik Simoni, pasi është gjetur dhe sekuestruar vetëm një armë zjarri që rezulton të jetë përdorur nga 41-vjeçari Altin Marku.