Ish-deputeti Halit Valteri, i cili ka paditur në SPAK Presidentin Ilir Meta, ka zbuluar akuzat që rëndojnë ndaj tij. Valteri ka treguar se sipas dokumentave që disponon, Meta ka dhënë rreth 600 milionë dollarë në një kompani off shore.
Valteri tha se në bashkëpunim me Vangjel Tavo, Meta financon familjen e një personi që aktualisht është në burg në Austri. Sipas dokumentave që disponon Valteri, ky person në Austri I përfiton paratë nga një kompani Off shorë, e cila financohet nga Meta.
Halit Valteri: Denoncimi nuk është i qëllimshëm tani që po shkarkohet Meta. Kjo është rastësi nuk është e qëllimshme, Meta ka marrë fund që kur është shkarkuar nga Kuvendi. Pastaj se si bëhen lojërat në Gjykata është tjetër gjë. Marr shumë mesazhe që më përgëzojnë për një veprim të tillë.
Meta ka bërë një kontratë nga 15 mijë euro në muaj, në të njëjtën kohë me Tavon i cili thotë për 12 muaj paguhen 50 mijë euro në muaj për pastrimin e imazhit, ku klienti është Meta.
Dyshime të forta thonë që këto para i merr dikush i lidhur me familjen Meta, një biznesmen i njohur që është në burg dhe familjen e ka në Austri. Ka detyrim ta pasqyrojë se nga kanë ardhur këto para. Aty verifikohet se paratë kanë ardhur nga një kompani of shore dhe financusei është i afërmi i Metës Vangjel Tavo.
Kush ti fal 600 mijë dollar nëse ti nuk merr një shërbim mbrapsht. Tre minsitri në atë kohë faleshin tek Meta. Unë nuk të jap dot 600 mijë lekë të vjetra dot, jo 600 milion dollarë. Po të isha prokuror nuk do rrija në studio do të rrija në zyrë 12 orë në ditë për ta zbuluar.
Nëse duam që këtë vend ta bëjmë nuk duhet që ti kalojmë gjërat si procedurë. Edhe unë do të doja shumë që ta kisha rrogën sa Arben Kraja, por duhet të bëje punën. Çdo dokumet lë gjurmë. Unë e kam vendosur me veten, me sa të mundem do të çoj kallëzime në SPAK,
Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit
Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...