Mustafa Idrizi, është djali që u denoncua pas publikimit të një videoje ku ai shfaqej duke keqtrajtuar një qen. Ndërkohë në mbrëmjen e sotme në “Piranjat”, u transmetua dhe një intervistë me 19-vjeçarin i cili tregoi dhe arsyet e veprimit të tij ndaj dhunës mbi qenin.
Gazetarja e “Piranjave” Aida Topalli arritur të gjejë Mustafain dhe e pyeti se çfarë e shtyu të ushtronte dhunë mbi qenin, i riu tha se e kishte bërë për Tik-tok, ndërsa në fund u shpreh i penduar dhe premtoi që nuk do e përsërisë më një gjë të tillë.
Pjesë nga intervista:
Aida: Ne Mustafa pamë një video ku shihej se si po keqtrajtoje një qen, a mund të na thuash pse e bëre atë gjë?
Mustafai: E bëra prej Tik-tokut.
Aida: Po për atë kafshën a nuk të erdhi keq?
Mustafai: Keq më erdhi, po çfarë me i bë.
Aida: Si të lindi kjo ide?
Mustafai: Po ishte atë ditë dhe unë e gjeta qenin dhe e bëra atë gjë, bile ai ishte qen rruge, ishte i lidhur me litar dhe unë e mora dhe e rrotullova, qeni as nuk u dëmtua, as nuk e gjeti asnjë gjë.
Aida: Qeni është mirë ëëë?
Mustafai: Po qeni është mirë
Aida: Po pastaj i pe komentet tek instagrami?
Mustafai: Jo nuk kam parë fare me thënë të drejtën, as në telefon nuk kam hyrë.
Aida: Po pastaj u pendove?
Mustafai: Po pastaj u pendova
Aida: Sa vjeç je ti Mustafa?
Mustafai: Unë jam 19
Aida: Njerëzit të kanë komentuar shumë negativisht për atë që ti ke bërë. A do kërkoje një falje publike për këtë gjë, dhe a do premtosh që nuk do e bësh më?
Mustafai: Kërkoj ndjesë nuk e bëj më, kërkoj falje. E bëra një gabim por nuk e përsëris më. Sa e kam hedh, e kam fshirë direkt, se di sa e kam mbajt. Më mbrapa më është bllokuar tik-toku fare.
Aida: Ti e bëre që të merrje shumë vieës?
Mustafai: Edhe për atë e bëra.
Aida: Ndërkohë ti e kuptove që disa gjëra nuk bëhen as për tik-tok as për asgjë?
Mustafai: Normal ajo dihet, nuk e përsëris.
Ndërkohë kujtojmë që për ngjarjen ka reaguar dhe këngëtarja e njohur Bleona Qerreti e cila e ka “ulëritur’ fortë këtë rast dhe ka reaguar e revoltuar.
Përmes një postimi në Instastory, Bleona ka sugjeruar gjithashtu dënimin që do i jepte vetë ajo, duke theksuar se do i bënte të njëjtën gjë që djali i ka bërë qenit.