Një qytetar invalid si pasojë e dy tumoreve, ka denoncuar se vëllai i tij i ka marrë 16 milionë lekë.
Për paratë e zhvatura të invalidit Nesti Naçi gazetari i emisionit “Stop” shkoi në postë, ku u shprehën se çdo gjë është bërë në mirëbesim dhe pa dokumente.
Nesti Naçi-Problemi qëndron këtu: Dikush ka ardhur këtu.
Përgjegjësi i Postës Fier-Po! Nesti Naçi-Vironi, Viron Naçi, ka ardhur këtu 2015-1016 dhe ka tërhequr lekët e mia, ndërkohë, kur unë kam qënë në gjendje kome
Përgjegjësi i Postës Fier-Po!
Nesti Naçi-Kam biseduar para ca kohësh me drejtoreshën, i ka mbledhur të gjithë këta dhe personi, arkëtarja, që i ka dhënë këto lekë, është ajo Gjini, Lumturi Gjini, që është në pension sot.
Përgjegjësi i Postës Fier-Pension, po!
Nesti Naçi-Si i bëhet punës? Si i janë dhënë këto lekë? Unë nuk po marr përgjigje, sepse ai nuk ka qenë i autorizuar me mua.
Përgjegjësi i Postës Fier-S’ka pas as prokurë, as autorizim?
Nesti Naçi-Absolutisht asnjë gjë! Me çfarë dokumentacioni, unë dua të di, si do ta zgjidhim këtë?
Përgjegjësi i Postës Fier-Ne kemi rregull, që zakonisht, kur nuk vjen vetë personi, ne duhet të kemi o prokurë të posaçme, që i jep personi, personit të autorizuar, ose një autorizim. Normalisht Lumturia ka besuar, që është vëllai jot, nuk i ka ditur marrëdhëniet, nuk e ka ditur dhe problematikën tuaj, se kjo është, që ne biem viktimë të punës tonë, të ushtrimit të funksioneve, që ne kemi për detyrë.
Nesti Naçi-Po, po e vuaj unë, pra.
Përgjegjësi i Postës Fier-Është gabim i joni, jam dakord, unë jam plotësisht dakord me pjesën tuaj. Por e drejta juaj do funksionojë vetëm nëpërmjet gjykatës.
Nesti Naçi-S’ka rrugëzgjidhje tjetër?
Përgjegjësi i Postës Fier-Nuk ke rrugëzgjidhje këtu tek ne. Nuk të ndihmojmë dot.
Heshtja e postës ka bërë që sot pas 5 vitesh asnjë person nuk ka marrë përgjegjësi për këtë vepër penale.
“Stop” u takua edhe me autorin e vjedhjes së 16 milionë Lekëve, vëllain e Nesti Naçit, Viron Naçi.
Gazetari-Këtë shumën e parave, e keni tërhequr ju në Fibank?
Viron Naçi-Jo, absolutisht!
Gazetari-Po ke dalë, ka dalë emri atje i joti, te tërheqja.
Viron Naçi-Unë kam.., shiko Ronin, kam një prokurë!
Gazetari-Po, por prokurën e ke vetëm për të tërhequr kujdestarinë. Shiko, ku është!
Viron Naçi-Është vetëm për kujdestarinë, jo për shumën e lekëve.
Viron Naçi-E kemi lënë dhe për shumën e lekëve ne.
Gazetari-Po, ku?
Viron Naçi-Po tani…
Gazetari-S’është këtu, edhe të postës ju i tërhoqët?
Viron Naçi-Shiko është marrë në telefon ai edhe ka thënë ai në telefon edhe mua dhe asaj, një diçka e tillë.
Gazetari-Ti s’kishe dokument?
Viron Naçi-Kisha pra, dokumentin e tërheqjes.
Gazetari-Posta thotë s’ka pas dokument.
Viron Naçi-Jo, jo, hajde shkojmë atje..!
Gruaja e Viron Naçit-Ishte prokura ajo.
Gazetari-Po kjo deklarata, nuk është për atë të postës.
Gruaja e Viron Naçit-Ka qenë, po do t’i ketë humbur, se shiko..!
Gazetari-Po i keni ju fotokopjen?
Gruaja e Viron Naçit-Ne s’i kemi, ia dhamë të tëra atija zotërisë.
Viron Naçi-Ia kam dhënë unë oficerit të krimeve.
Gazetari-Të ka thërrit Prokuroria? Të ka marrë në pyetje?
Gruaja e Viron Naçit-Po, po e mori.
Viron Naçi-I kemi mbaruar të gjitha.
Gazetari-Kur? Në atë kohë?
Viron Naçi-Jo në atë kohë more burrë, sapo bën 2 vjet e gjysmë.
Gazetari-Me Elida Hoxhën, atë bjonden?
Viron Naçi-Po, ky muhabet ka mbi 10 vjet. Dëgjo mos më thuaj, se i kam dhënë lekët unë atij.
Gazetari-Tha më ka dhe 3 milionë pa më dhënë.
Viron Naçi-Jo mor burrë, jo mor burrë!
Çështja e vjedhjes së vëllait të sëmurë u mbyll nga prokurorja Elida Hoxhaj në Fier, e cila është sot prokurore Apeli në Vlorë./ TVKLAN
E mjerueshme! 41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²
Shqipëria ka investuar më shumë se çdo vend tjetër i Rajonit në ndërtimin e banesave, por ende një pjesë e...