Ishulli i Sazanit prej ditësh ndodhej nën pushtetin e flakëve dhe u desh ndërhyrja e avionëve të ardhur nga Greqia që të bëhej e mundur shuarja e vatrave të zjarrit në një operacion 8 orësh. Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zbulon se se është bërë dhe monitorimi i vatrave të zjarrit nga ajri me avionët “PUMA RQ-20B”, të dhuruara nga SHBA-të. Në një postim në Facebook, ai falënderon SHBA-të për mbështetjen e pakursyer.
“Sot kemi përdorur për herë të parë Sistemet e fluturimit pa pilot (UAS) të tipit “PUMA RQ-20B”, për monitorimin e vatrave të zjarrit në Sazan (përveç përdorimit ushtarak), mundësuar për Forcën tonë Tokësore, nga partneriteti strategjik me SHBA.
Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të SHBA.
Falenderim për efektivin e mirëtrainuar të FT dhe komandantin Gjeneral Arben Kingji.”-shkruan ministri Niko Peleshi.
Video – Aksioni i antidrogë, 10 të arrestuar, zbulohet laboratori i kokainës (Detaje)
Dhjetë të arrestuar, lëndë narkotike e përzierës dhe dhjetëra mijëra euro është bilanci i aksionit të fundit antidrogë që ka...