Përfundimi i studimeve duhet të jetë një periudhë e lumtur, sidomos kur bëhet fjalë për gjimnazin ku dhe festohet matura. Por fillimi i luftës me Rusinë dhe pushtimi i një pjesë të mirë të qyteteve në Ukrainë ka bërë që të rinjtë në këtë shtet të mos e festojnë përfundimin e vitit shkollor siç e do tradita. Një prej qyteteve që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë ka përjetuar dëme të mëdha materiale si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme është Kharkivi, ku përveç objekteve të rrënuara e kanë pësuar me jetë dhe shumë civilë.
E një prej objekteve të shumta është edhe shkolla që u godit rëndë nga bombat ruse. Vetëm tri ditë pas fillimit të agresionit, rreth 30 ushtarë rusë u futën në shkollë dhe më vonë atë e rimorën nën kontroll ushtarët ukrainas.
E fundi i vitit shkollor, maturantët po i pret jashtë bankave shkollore duke marrë parasysh se objekti është rrënuar plotësisht.
Para shkollës, nxënësit vallëzuan valsin që është bërë një vallëzim tradicional i të gjithë maturantëve në Ukrainë.
“Në shkollat e Ukrainës, maturantët tradicionalisht vallëzojnë valsin pranë shkollës, derisa zilja e shkollës dëgjohet për herë të fundit. Kjo traditë është ndërprerë këtë vit për shkak të luftës”, shkruan e përditshmja ukrainase Pravda. Përveç valsit, disa prej maturanteve janë shfaqur para shkollës në fustane elegantë duke dërguar mesazh se pavarësisht luftës, jeta në këtë qytet nuk guxon të ndalet.
Sulmet izraelite lënë mbi 80 të vrarë në Gaza, Hezbollahu nis raketat drejt Izraelit
Qeveria në Gaza raportoi të shtunën se 84 palestinezë humbën jetën prej goditjeve nga Izraeli një ditë më parë. Ndër...