Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme në Itali. Mediat italiane raportojnë se 31-vjeçari së bashku me një 26-vjeçar teksa po përpiqeshin tu iknin policisë italiane janë aksidentuar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Gricignano d’Aversa, në provincën e Caserta. Ndjekja nisi kur makina me dy shqiptarët parakaloi atë të ushtarëve të bërthamës radio-mobile Marcianise e cila po vazhdonte në të njëjtin drejtim si ata, në një pjesë ku parakalimi është i ndaluar.
Dy shqiptarët nuk e ndalën makinën pavarësisht thirrjes së karabinierëve që të mos vazhdoni9n më. Si pasojë e shpejtësisë makina është kthyer përmbysë dhe 31-vjeçari ndërroi jetë.
Ndërsa 26-vjeçari tentoi më kot të arratisej, por u arrestua. Nuk përjashtohet mundësia që të dy të ndodheshin në një makinë të vjedhur dhe për këtë arsye nuk u janë ndalur urdhrave të karabinierëve.