Zjarret prej disa ditësh kanë përfshirë vendin tonë. Pa uniforma, pa mjete dhe të keqpaguar, ky është realiteti që punonjësit e shërbimit zjarrfikës në Shqipëri jetojnë.
“Po ikin nëpër male, edhe Vlora që ka ik dje, edhe të tjerë që kanë ikur nuk japin ushqim as ujë me vete. Veshja të jetë sa më e lehtë, e padjegshme që nga këpucët e deri te veshja e sipërme në trup. Kjo është veshja që i duhet një zjarrfikësi nëpër mal e nëpër pyje”, ka thënë Bledar Bajrami, Kryetar i Sindikatës së Zjarrfikësve në një media.
Bajrami thotë se një punonjësi paguhet 36 mijë lekë, pavarësisht vështirësive dhe rrezikut. Vitin e shkuar, zjarret që përfshinë vendin nxorën në dukje mungesën e theksuar të personelit dhe logjistikës.
Mungesa e kushteve, vështirësitë dhe paga e ulët po i detyrojnë zjarrfikësit të lënë punën.
“Janë me valixhe në dorë. Po presin ndonjë reagim nga qeveria, në qoftë se nuk ka dhe këtë fillim vere jam i sigurt që shumë do të largohen dhe pastaj të dalin ministrat të fikin zjarrin”, shprehet a
Pasi i dha 2.2 MLN euro Kristinka Lekës, Gonxhe çel tenderin e ri 730 MLN lekë për larjen e çarçafëve në Spitalin e Traumës
Në pak javë, Ministri Blendi Gonxhe, përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, jep rreth 3 milionë euro vetëm për larjen...