Del vidoja e arrestimit nga policia të reperit Cllevio Serbiano, i cili ra në pranga pas thyerjes së masës “arrest shtëpie”. Reperi Kleviol Ahmeti u përfshi në një sherr me reperin Noizy, me të cilin u konfliktua fizikisht para lokalit të këtij të fundit. Videoja e sherrit bëri xhiron e rrjetit ndërsa nxorri në dritë dhe thyerjen e masës së sigurisë “Arrest shtëpie”.
Reperi Kleviol Ahmeti iu dha masa “arrest shtëpie” pasi një vit më parë, policia i gjeti në automjetin që drejtonte pa leje doza lëndësh narkotike “cannabis sativa” dhe 3 armë të ftohtë thika, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ahmeti ose siç njihet ndryshe Cllevio Serbiano ka qenë i dënuar dhe më parë për posedim lëndësh narkotike, mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe kanosje.
Kujtojmë që pas sherrit me Noizyn, Reperi Cllevio foli për gjendjen e tij të rënduar dhe frakturave që kishte marrë. I gjithë sherri kishte si zanafillë fyerjet e Cllevio Serbiano në drejtim të Noizyt dhe grupit OTR, ndërsa situata agravoi kur reperi Kleviol Ahmeti provokoi duke shkuar në lokalin e Noizyt në Durrës.
Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit
Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...