Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hessen të Gjermanisë ku dy persona kanë mbetur të vdekur në supermarketin “Aldi” në Wierastrasse.
Sipas “HNA”, një dëshmitar okular ka pohuar se në supermarket ka parë një burrë duke ndjekur një grua.
Burri dyshohet se ka qëlluar gruan dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Sipas policisë nuk dihen motivet e autorit.
Ndërkaq policia është duke hetuar pistën e krimit.