Në samitin e liderve të Ballkanit Perëndimor që është duke u mbajtur në Maqedoni, kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me projektet që ende presin të marrin dritën jeshile për tu zbatuar, dhe financuar nga BE, njësoj siç është edhe rasti i hekurudhës Tiranë Durrës.
“Është e rëndësishme se këtë vit finalizojmë qëndrën e trafikut, zbatojmë rrugët smart, me 200 km e para. Ka një domethënie të madhe, mbeten të pamjaftueshme se ku jemi nisur e ku duam të mbërrijmë. Ajo që doja të thoja është qe të humbasim më pak kohë sepse ne nuk kemi kohë për të humbur, kemi shumë më pak kohë se koha që ka për të humbur BE apo vendet e mëdha, është e rëndësishme sot që ecuria e BP dhe ritmi i kësaj ecurie të jetë pjesë e vëmendjes dhe të jetë pjesë e mbështetjes së strukturave të BE. Të presësh vite për një segment hekurudhor nga Tirana në Durrës, për shkak të burokracisë është diçka që dhemb shumë dhe krijon shumë frustrim, shkon në të kundërt me qëllimet e mëdha të përbashkëta. Me këtë fjalë të fundit për të ndryshuar pak sensin e kohës, për t’i dhënë vlerë më të madhe, ju falenderoj, shpresoj që isha shkurt, jo aq sa do desha. Sukses që një përfaqëses i një vendi të Ballkanit të flasë më shkurt se përfaqesuesit e institucioneve financiare europiane. Pasi të flisni për rugët dhe urat keni mundësi që të shijoni Tiranën by night”, shprehet Rama.