Katër turistët italianë që u përfshinë në një incident mëngjesin e sotëm në Zvërnec janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Kanë qenë Shërbimet e Policisë Kufitare që u kanë ardhur në ndihmë 4 turistëve italianë, të dëmtuar gjatë një udhëtimi me skaf.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30, në zonën e quajtur “Hunda e Plakut”, në plazhin e Zvërnecit një mjet lundrues (skaf), me drejtuesin e identifikuar me iniciale G. V., 61 vjeç, banues në Pavia, Itali, është përplasur me një shkëmb nënujor. Në mjet ndodheshin M. R., 38 vjeç, K. B., 33 vjeçe dhe një i mitur, banues në Pavia, Itali.
Shërbimet e Policisë Kufitare sapo janë njoftuar, kanë organizuar punën me qëllim nxjerrjen e shtetasve në breg. Si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara të Policisë Kfitare dhe GDF është bërë e mundur nxjerrja e 4 turistëve italianë në breg. Të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.