Një sherr i pazakontë ka ndodhur sot në stacionin e autobusit në Pejë, ku dy vajza janë përleshur fizikisht me njëra tjetrën. Në pamjet e shpërndara shihet se një nga vajzat ka goditur tjetrën me grushte e shkelma. Vihet re se të parët që kanë ndërhyrë për të ndarë vajzat, janë disa të rinj të pranishëm në vendin e ngjarjes.
Sipas mediave kosovare, i pyetur në lidhje me një ngjarje të tillë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova, ka bërë me dije se nuk ka asnjë raportim mbi ngjarjen në komisariatin e Pejës.
Megjithatë ai ka bërë sqaruar se do të merren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes.
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...









