Një 22-vjeçar është aksidentuar me motor në qytetin e Sarandës. I riu ka humbur kontrollin e motomjetit me të cilin lëvizte në aksin Çukë-Konispol dhe është rrëzuar, duke u dëmtuar rëndë. 22-vjeçari është nisur drejt Tiranës për trajtim mjekësor më të specializuar.
“Më datë 06.06.2022, në rrugën “Çukë-Konsipol”, shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol, duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi A.S., i cili është dërguar në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”-njofton policia.
Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit
Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...