Një tjetër zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor të Repsit, në Mirditë. Mësohet se flakët kanë përfshirë sipërfaqen pyjore pranë Rrugës së Kombit që prej orës 15:00, ndërsa rrezikohen disa banesa. Forcat zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve. Kujtojmë që kjo është vatra e dytë e zjarrit aktive në territorin shqiptar. Prej 24 orësh ishulli i Sazanit ndodhet nën pushtetin e flakëve, ndërsa ushtria dhe punonjësit e ADZM-ve janë dorëzuar. Fakti që në zonë ka akoma municione të pashpërthyer e bën akoma më të vështirë ndërhyrjen e tyre dhe shuarjen e flakëve.
Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit
Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...