Lufta në Ukrainë është shoqëruar me faturë të lartë për Rusinë. Ndërsa forcat ushtarake ukrainase dhe ruse janë pozicionuar në Severdonetsk, e cila është kthyer në një fushëbetejë, mediat britanike shkruajnë se rusët kanë humbur dy nga komandantët më të lartë në një ditë të vetme. Ka qenë një pritë shkatërruese e ukrainasve në një urë në Lindje që solli edhe vrasjen e dy oficerëve të lartë nga forcat ukrainase. Rusia konfirmoi vdekjen e gjeneral-majorit Roman Kutuzov të dielën, por britanikët thonë se edhe gjeneral-lejtnant Roman Berdnikov u vra në të njëjtën ditë në një sulm të kryer nga forcat e Kievit. Sipas analistëve, shpejtësia e pazakontë me të cilën u konfirmua vdekja e Kutuzovit nga Moska ishte një përpjekje për të mbuluar humbjen e Berdnikovit, i cili një muaj më parë ishte komandant i grupit punues të forcave të armatosura ruse në Siri, dhe u zhvendos për të kryesuar forcat ruse dhe ato të Republikës Popullore të Donetskut në Donbas. Nëse konfirmohet vdekja e tij, ai do të jetë gjenerali i 12-të rus që është vrarë në luftë.
Në krahun tjetër, aleati i vendosur i presidentit rus Vladimir Putin, lideri i çeçenëve Ramazan Kadirov ka kërcënuar se Ukraina së shpejti do të shohë “një operacion të vërtetë special”.
“Një nga këto ditë, ju do të shihni një operacion të vërtetë special,” tha ai në një video-mesazh duke i përshkruar ukrainasit si “sheitanë. Do ta shihni se si këta djaj ikin jo vetëm nga këto qytete, por edhe nga Ukraina”, tha ai. Forcat ruse do të përdorin “taktika të reja” në Ukrainë në ditët në vijim,” tha Kadyrov.
Sulmet izraelite lënë mbi 80 të vrarë në Gaza, Hezbollahu nis raketat drejt Izraelit
Qeveria në Gaza raportoi të shtunën se 84 palestinezë humbën jetën prej goditjeve nga Izraeli një ditë më parë. Ndër...