Pas shumë vitesh në një spektakël, të shumtë kanë qenë aktorët që kanë vendosur të largohen për diçka më të mirë ose diçka të re.
“Portokalli” është spektakli, i cili ka nxjerrë disa nga figurat më të njohura te humorit, por që viteve të fundit shumë nga aktorët janë larguar nga ky program. Emra të tillë si Bes Kallaku, Olsi Bylyku, Delinda Disha dhe së fundmi edhe Florjan Binaj.
Gjatë një interviste të tij në Rtv Ora, Rezart Veleshnja ka folur mbi këtë fenomen të ndodhur në programin ku ai aktualisht ndodhet. Ai u shpreh ndër të tjera që duhet pasur një arsyeje e fortë për tu larguar nga një vend qe të ka bërë dikushi dhe jo për 700-800 mijë lekë më shumë.
“Ikin me mendimin që do e bëjë unë, më pëlqen kjo gjë. Po guri i rëndë tha peshon në vend të vet. Madje unë kam bërë një status, kush ka ikur nga një gjë që e ka të vetën, ka krijuar themelet kur të ikësh të ikësh duhet të ikësh për një arsyeje shumë të fortë. Po kur dëgjon publikun që iku për 700 mijë lekë më shumë këtu tek ne ka dhe që të vejnë epitetin legen. Kjo gjë mua më vjen keq, ka ndodhur për shumë.”
Ju kujtojmë që i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, dy javë më parë, Florjan Binaj ka folur gjerë e gjatë për largimin e tij të papritur për publikun nga “Portokallia”.
Me fjalë të tjera ai tregoi se i duhej të ruante dinjitetin e tij në një vend ku nuk respektoheshin të drejtat e autorit.
“Jo vetëm në Top Channel por dhe në shumë televizione të tjera nuk respektohen të drejtat e autorit. Në Portokalli kam qenë krijues dhe interpretues i numrave të mi dhe shumë të tjerëve. Ndoshta ndonjëherë nga padia, nga mosdashja e të ruajturit të këtyre gjërave ndodh që nuk duron më dhe mban një qëndrim.
Të ruash dinjitetin tënd dhe të vazhdosh përpara. Ligji është i rregullt, puna është tek zbatimi. Këtu kanë rënë dakord por nuk e zbatojnë.”