Bruno Shemsho dhe Florjana Gjini janë një nga çiftet e formuar brenda “Përputhen”. Nëpërmjet një live-i disa ditë më parë Shemsho konfirmoi ndarjen e tij nga Ana. I pritshëm ishte edhe një reagim nga ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë e cila ka thënë shumë gjëra e ftuar në emisionin “60 sekondat” për Prive.
Gjatë kësaj interviste të shkurtër Ana ka shuar shumë dyshime në lidhje me raportin e saj me Brunon. Gjini u pyet se kur i kishin ngulur thikën për herë të fundit. Ajo nuk hezitoi në përgjigje duke deklaruar se një diçka e tillë ka ndodhur dy javë më parë.
“Para dy javësh, nga personi më i afërt që do merret vesh shumë shpejtë.”
Nga ana tjetër, përpos lidhjes me Brunon, Ana Gjini është ngacmuar edhe me pyetje më intime. Edhe Florjana nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjes “historike” të Prive-s seks me mirë në mbrëmje apo në mëngjes. Nëse mendoni se ajo i bëri “bisht” pyetjes gaboheni.
“Në mëngjes mendoj.”
Ndërsa për numrin e marrëdhënieve seksuale brenda natës Anës iu desh një moment të jepte një përgjigje.
“5 e lartë, mjafton kaq,”- përfundon Florjana.