Prokuroria e Sarandës ka vënë sekuestro ndaj zyrës së noterit Aleko Anagnosti. Policia aktualisht është duke ekzekutuar urdhrin për sekuestrimin e zyrës. Anagnosti ndodhet në paraburgimin e Sarandës me mase “Arrest ne burg” 45 dite për shperdorim detyre.
Disa persona ende të paidentifikuar i vunë zjarrin zyrës, duke djegur dokumente me vlerë. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush ndodhet pas kësaj zjarrëvënie.
Anagnosti është në mesin e zyrtarëve të arrestuar më 1 qershor. Në pranga ranë Drejtori i Urbanistikës Pandi Zhonga në Bashki, Rovena Alikaj, juriste në agjencinë shtetërore të kadastrës si Aleko Anagnosti, noter. Ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke abuzuar me lejet e ndërtimit. Arrestimet e tyre janë bërë urdhër të Prokurorisë së Sarandës, e cila pas hetimeve zbuloi se këta persona kanë tjetërsuar 10 mijë metër katror tokë shtetërorë që ishte lulishte në Sarandë.