Kërcënohet me jetë ish-drejtori i Burgut 313: Do të djeg ku të dhemb më shumë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërcënohet me jetë ish-drejtori i Burgut 313: Do të djeg ku të dhemb më shumë

14:36 | 05/06/2022
në Shqiperi
0

Ish-drejtori i burgut 313 në Tiranë gjatë viteve 2020-2021, Edison Metaj, është kërcënuar me jetë nga një person apo disa persona të paidentifikuar, vetëm disa muaj pas largimit nga detyra. Paraditen e 13 majit 2022, Metaj, 46 vjeç, ka marrë disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese ndaj tij dhe familjes së tij, përmes platformës së komunikimit SINGAL.

“Do të djeg ku të dhemb më shumë… mos hap gojë në polici… hera e fundit…”, janë disa nga mesazhet kërcënuese.

Ditën që ka marrë mesazhet shqetësuese, Metaj është paraqitur në Prokurorinë e Tiranë, duke depozituar një kallëzim penal.  Në deklarimin e tij në organin e akuzës, ish drejtori i burgut më të rëndësishëm në Shqipëri, ka shprehur bindjen se kërcënimet i kanë ardhur për shkak të detyrës, për të cilën shprehet se e ka kryer me korrektësi.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Po gjatë muajt maji 2022, ish drejtori i burgut ka bërë një tjetër kallëzim në Prokurorinë e Tiranë, gjithashtu për kërcënim. Këtë herë, sipas materialit kallëzues, kërcënimi ishte më konkret, me anë të një letre alumini të hedhur në ballkon, në të cilin ishin futur 3 fishekë model 9mm, një copë betoni dhe një letër ku shkruhej ‘gjaku yt…’.

Në banesë ka shkuar një grup hetimor, për të bërë këqyrjen e sendit.  Ish zyrtari i lartë i burgjeve nuk është marrë në mbrojtje nga policia, ndërsa nuk dihet se çfarë veprimesh hetimore janë ndërmarrë nga prokuroria.  Burgu 313 konsiderohet më i rëndësishmi në Shqipëri, brenda të cilit aplikohet edhe izolimi brenda burgut ’41 biss’, për anëtarët dhe krerët e grupeve kriminale./report

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Cilësia e ujërave, këto janë plazhet në Shqipëri ku nuk këshillohet të lahesh

Cilësia e ujërave, këto janë plazhet në Shqipëri ku nuk këshillohet të lahesh

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com