Pavarësisht se është shoqëruar me zhurmë, emisioni “Më lër të flas” i Romeo dhe Donald Veshaj për shumë njerëz ka lënë për të dëshiruar.
Së fundmi një skeç i Romeos dhe Donaldit është bërë burim kritikash dhe shkak është plagjiatura. Njerëz të ndryshëm në mediat sociale kanë zbuluar se një nga skeçet e fundit është kopjuara nga batutat e grupit italian “The Jackal”, të cilët postojnë video në YouTube.
Faqja “Alo kam një pyetje” në rrjetin social Instagram ka ndarë videon e krahasimit ku shihet se batutat dhe gjestet janë të kopjuara fjalë për fjalë.
Njerëz të shumtë kanë shpërthyer në kritika teksa vetë dy autorët nuk kanë bërë asnjë reagim. Megjithatë, nuk dihet nëse idea ka qenë e tyre apo e ndonjërit prej bashkëpunëtorëve të stafit dhe Veshajt nuk janë në dijeni.
Të premten ata kanë folur për herë të parë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë 5 vite më parë. Raportohet se vëllezërit Veshaj janë dënuar me 2 vite burg për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, por në bazë të nenit 59 të Kodit Penal u urdhërua pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim. U bë me dije gjithashtu se Prokuroria e Vlorës dërgoi rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit e regjistroi rekursin duke caktuar si datën e seancës së parë 27 majin.
Donaldi sqaroi se kanë pasur vetëm një seancë këshillimi dhe jo një seancë gjyqi, ndërsa së bashku Romeon kanë sulmuar edhe mediat.