Komuna e Deçanit nën hetime për pronat e Manastirit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komuna e Deçanit nën hetime për pronat e Manastirit

21:05 | 03/06/2022
në Shqiperi
0

Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur hetime ndaj Komunës së Deçanit për moszbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016  përmes të cilit, Manastirit të Deçanit i njihet pronësia edhe mbi 24 hektarë tokë.

Nisjen e hetimeve për këtë rast e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj.

“Po, hetimet i kemi filluar. Procedura është te ne, kaq mund të them tani. Janë duke u marrë disa veprime në këtë drejtim”, ka thënë shkurtimisht Kurmehaj.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Nisja e hetimeve vjen gati nëntë muaj pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka dërguar një letër kryeprokurorit të atëhershëm të shtetit, Aleksandër Lumezi, në të cilën është thënë se “i takon Prokurorisë së Shtetit të ndërmarrë veprime” për moszbatimin e aktgjykimeve, në përputhje me kompetencat e saj ligjore.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit – i cili ndodhet rreth 100 kilometra në perëndim të Prishtinës – nuk zbatohet tash e gjashtë vjet nga organet komunale të Deçanit. Sipas tyre, ata 24 hektarë tokë u takojnë dy ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”, që ndodhen në këtë komunë.

Në deklarime të ndryshme, zyrtarët e pushtetit qendror dhe lokal, përfshirë këtu kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kanë thënë se Gjykata Kushtetuese, me vendimin e vitit 2016, ka legalizuar një vendim të vitit 1997 të ish-udhëheqësit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, përmes të cilit, “toka i është falur Manastirit”.

Pas konfirmimit për nisje të hetimeve nga Prokuroria e Pejës, Radio Evropa e Lirë ka provuar disa herë të flasë me Ramosajn, por ai vazhdimisht ka thënë se është i zënë me takime.

Çfarë mund të sjellin hetimet?

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, thotë se nisja e hetimeve të tilla nga ana e Prokurorisë së Shtetit është një praktikë që nuk ka ndodhur më parë.

Ai shpreh dyshime nëse ky institucion ka bazë ligjore për t’i kryer këto hetime.

“Përderisa Kodi Penal i Republikës së Kosovës dhe Kodi i Procedurës Penale e përcaktojnë në mënyrë të qartë se institucioni i Prokurorit të Shtetit ka të drejtë të iniciojë apo të fillojë hetime në rastet kur nuk bëhet zbatimi i vendimeve gjyqësore të gjykatave të rregullta, një sanksion i tillë në Kodin Penal të Kosovës nuk ekziston sa i takon moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, thotë Miftaraj.

Në një deklaratë të mëhershme për REL-in, njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, njëherësh profesor i së drejtës kushtetuese, ka thënë se në ligj apo Kushtetutë nuk ekziston ndonjë sanksion konkret – penal apo çfarëdo qoftë – për subjektet që refuzojnë t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka deklaruar, po ashtu, më herët për REL-in se vendimi i Gjykatës Kushtetuese “është çështje e përfunduar” dhe se institucionet e Kosovës duhet ta zbatojnë atë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një konferencë për media më 1 qershor se Qeveria nuk është përgjegjëse për zbatimin e këtij vendimi dhe ka kundërshtuar përmbajtjen e tij.

“Janë të panumërta shkeljet” nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë Kurti, për të shtuar se ai ka insistuar vazhdimisht në nisjen e dialogut me priftërinjtë kryesorë të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Por, në një reagim në rrjetin social Facebook, më 30 maj, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, Igumeni Sava Janjiq, ka thënë se “kjo marrëdhënie e pandershme dëshmon më së miri mosgatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të respektuar normat e veta ligjore dhe lirinë elementare fetare të Kishës Ortodokse Serbe”.

Presioni ndaj Kosovës

Nga koha kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendimin në favor të Manastirit të Deçanit, komuniteti ndërkombëtar ka bërë vazhdimisht thirrje për zbatimin e tij, duke kërkuar që Manastiri të lejohet të regjistrojë në kadastër edhe 24 hektarë tokë dhe pyje.

Më 20 maj, në ditën kur janë bërë gjashtë vjet nga nxjerrja e vendimit, shtetet e QUINT-it – SHBA-ja, Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar – kanë dërguar thirrje të ngjashme në adresë të Qeverisë së Kosovës.

“Zbatimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë obligime të të gjitha qeverive të zgjedhura në mënyrë demokratike. Po ashtu, ato janë parakushte për konsolidimin demokratik të Kosovës dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë QUINT-i përmes një deklarate.

Në muajin prill, Parlamenti Evropian ka thënë se moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese “dëmton përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të forcuar sundimin e ligjit dhe respektin për pavarësinë e gjyqësorit”.

Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin për liritë fetare në botë, të publikuar më 2 qershor, ka përmendur po ashtu çështjen e pronave rreth Manastirit të Deçanit, duke thënë se moszbatimi i vendimit të Gjykatës “ka çuar në shkëputjen e komunikimit në mes të Manastirit dhe Qeverisë”.

Moszbatimi i vendimit, pengesë në rrugën integruese?

Ditëve të fundit, ka pasur edhe zëra se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të kushtëzohet me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

“Nëse, për shembull, Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës jep rekomandime, nëse duhet të miratohet rasti i Kosovës, atëherë unë jam i sigurt që aty do të jetë i shkruar edhe zbatimi i vendimeve”, ka thënë ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, në një intervistë për televizionin “Klan Kosova”, më 27 maj.

Kryeministri Kurti u ka thënë gazetarëve më 1 qershor se Kosova, deri më tani, nuk ka asnjë informatë për një kushtëzim të tillë.

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk beson se kjo çështje mund të nxirret si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Por, thotë ai, në rast të anëtarësimit, zbatimi i vendimit është i pashmangshëm.

“Edhe nëse kjo çështje nuk do të jetë si kusht, anëtarësimi në Këshillin e Evropës nënkupton faktin se ne do të bëhemi pjesë e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe, rrjedhimisht, do të fitonim mundësinë që të padisim dhe të jemi të paditur para Gjykatës Evropiane për mbrojtjen e këtyre të drejtave”, thotë Hoti.

Ai shton se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës do t’i jepte mundësi Kishës Ortodokse Serbe që t’i padisë institucionet e Kosovës për moszbatim të vendimit të Kushtetueses.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj.

Këshilli i Evropës, me seli në Strasburg të Francës, është një organizatë që në fokus ka të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit./REL

 

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Shpërdoroi detyrën, pezullohet polici në Lushnje

Shpërdoroi detyrën, pezullohet polici në Lushnje

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

23:33 | 02/06/2026
Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

23:09 | 02/06/2026
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

22:47 | 02/06/2026
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –
  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –
  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –
  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com