Gazetari Artan Hoxha në ABC ka paralajmëruar një tjetër vrasje në Shkodër ndërsa ka zbuluar dhe sms që bandat kriminale i kanë dërguar në telefon.
Bandat kriminale në Shkodër janë me salla operative”. Kështu u shpreh gazetari investigativ Artan Hoxha, ndërkohë që krimi tronditi sërish sot kryeqendrën e veriut, ku viktimë mbeti Naim Bajri.
Hoxha foli ndër të tjera për llojin e kriminalitetit në Shkodër, që për bazë ka marrëdhëniet farefisnore. Sipas tij, kjo e bën edhe më të vështirë punën e hetuesve për t’i zbardhur dhe për pasojë shumica e ngjarjeve janë pa autor.
“Cilat janë ngjarjet pa autor? Janë ngjarjet që kanë të bëjnë me atentate mafioze si ky i sotmi. Ne dëgjojmë breshërinë, shohim ekspertët, mjekësinë ligjore dhe pas 1 ore shohim zjarrfikësin që fik një makinë.
Mënyra sesi është organizuar kriminaliteti në Shkodër, ku ka si shtyllë të ndërtimit të një strukture ka përbërjen fisnore, aty struktura bazë që mban një klan është ajo fisnore. Prandaj kjo bëhet e vështirë për tu kontrolluar”, tha ai.
Gazetari zbulon se zonat ku veprojnë bandat në Shkodër janë me kamera dhe madje ata kanë sallat e tre operative më të sofistikuara se ato të policisë. Hoxha tregon një rast, ku i kanë dërguar sms se përse ishte futur në zonën e tyre, ndërkohë që e kishin zbuluar nga kamerat.
Dobraçi është i mbuluar me kamera. Ashtu është edhe Kirasi. Më vinte mesazhi pse ke hyrë në këtë zonë. Ata kishin kamerat e veta, janë me salla operative. Janë me permanente se ajo e policisë. Kemi të bëjmë atje me organizime që kanë në përbërje struktura shumë të fuqishme monetare dhe brenda tyre kanë edhe ekzekutorë”, tha ai.
Hoxha thotë se ndryshe nga qytetet e tjera, në Shkodër ekzekutorët janë vendas sepse kjo lidhet me hakmarrjen që ata kanë me njëri-tjetrin dhe se shteti nuk i zgjidh. Lidhur me ngjarjen e sotme, gazetari thekson se Naim Bajri u vra në kafe dhe kjo vërteton se ai nuk ishte person që ruhej.
Shtëpitë e Kranes rrezikojnë të shemben, Romeo i Finiqit bën pazarin e 84 MLN lekëve
Romeo Çakuli i bashkisë Finiq bën pazare me tenderë edhe kur bëhet fjalë për një rrezik të lartë që iu...