Çfarë nuk u pa nga ceremonia e Bujar Nishanit? Bashkëshortja humbi ndjenjat, Bashës i heqin kurorën me lule nga arkëmorti… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë nuk u pa nga ceremonia e Bujar Nishanit? Bashkëshortja humbi ndjenjat, Bashës i heqin kurorën me lule nga arkëmorti…

10:44 | 03/06/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Për rreth dy orë ditën e djeshme, institucioni ku Bujar Nishani shërbeu për 5 vite hapi dyert për të pritur mesazhet ngushëlluese pas humbjes së jetës në mënyrë të parakohshme të ish-Presidentit.

Arkëmorti me trupin e pajetë të ish-Presidentit Bujar Nishani për dy ditë qëndroi në sallën “Skëndërbeu” në Presidencë, ndërsa bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët pritën mijëra mesazhe ngushëlluese nga familjarë, bashkëpunëtorë dhe dashamirës të ish-Presidentit.

Kreu i kryegjyshatës, Edmond Brahimaj, ishte ndër të parët dje që menjëherë sapo nisën pritjet, mbërriti në Presidencë për homazhet e ish-kreut të shtetit.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

E vetme, pa asnjë ish-koleg, ish-Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ngjiti shkallët e Presidencës pak pasi kishte kaluar ora 10 e mëngjesit për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kolegut të saj në të njëjtën forcë politike.

HOMAZHET NGA POLITIKA

Vdekja e parakohshme e Bujar Nishanit bëri bashkë të majtë e të djathtë, diplomatë, ushtarakë dhe funksionarë të shërbimeve sekrete, për t’i bërë nderimet e fundit një ish-kryetari shteti. Megjithatë, kriza në Partinë Demokratike ku Nishani aderoi për vitet të tëra dhe u përpoq ta forconte, u reflektua edhe dje. Vizitat për homazhe u bënë të ndara.

Në fillim Sali Berisha rreth orës 10:30 me një grup deputetësh dhe mbështetësish kryen homazhet pranë arkëmortit dhe dhanë mesazhet e ngushëllimit për familjarët. Ndërsa 30 minuta më vonë, në institucionin e Presidencës erdhën Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe një grup tjetër deputetësh të PD-së. Ndërkohë më vete kryen homazhet Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Alfred Rrushaj e Fation Vizaj. Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta kreu homazhet me vajzën e tij, ndërsa bashkëshortja Monika Kryemadhi dorëzoi dje kurorën me lule së bashku me Indrit Brahimllarin.

Sakaq, edhe maxhoranca hoqi dje kostumin e kundërshtarit politik dhe të ndarë në disa grupe i dhanë lamtumirën e fundit ish-kreut të shtetit. Taulant Balla, ministrja Manastirliu, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Damian Gjiknuri e zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj morën pjesë dje në ceremoninë mortore për ishPresidentin. Respekt për punën si President shprehu edhe ish-ministri socialist Ditmir Bushati dhe ish-Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ish-ministri Fatmir Xhafaj e harroi konfliktin e rezervave që shfaqi President Nishani në dekretimin e tij, por në fund për President Nishanin triumfoi zbatimi i Kushtetutës.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kreut të shtetit erdhën edhe diplomatët e vendeve të ndryshme në Shqipëri. Kryediplomatja amerikane, Yuri Kim, ambasadori i Britanisë së Madhe, ai i Gjermanisë i përcollën dje familjes Nishani ngushëllimet për humbjen e njeriut të tyre të afërt. Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Omani dhe kreun e BDI-s nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti, kishin udhëtuar nga vendet respektive për të përcjellë për në banesën e fundit ish-kreun e shtetit shqiptar.

Sapo shkoi ora 12:00, familjarët, ish-presidentët dhe politikanë të ndryshëm bënë nderimet e fundit para arkëmortit të Nishanit. Ndarja përgjithmonë nga njeriu i zemrës rëndoi gjendjen emocionale të Odetës, bashkëshortes së ish-Presidentit, e cila humbi ndjenjat në momentin që kortezhi u nis drejt varrezave të Sharrës.

Arkëmorti me trupin e të ndierit u ndoq në këmbë nga shumë figura të njohura, përfshirë edhe Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kreun e Grupit Parlamentar të PS-së. Para se të ndaheshin përgjithmonë nga ish-Presidenti, Sali Berisha mbajti fjalimin e fundit në nderim të një bashkëpunëtori të tij, por lotët e dhimbjes ia vështirësuan.

“Sot këtu para teje të gjithë ne jemi më të paktë në vete. Më të paktë nga largimi yt pa kthim, por ndjehemi pafundësisht mirënjohës ndaj teje dhe të bekuar e krenarë që patëm midis nesh një njeri, një qytetar, një prind, bashkëshort, një mik, një demokrat, një shtetar, një President si ti. Odeta ndihet sot më e paktë, më e trishtë se kurrë në jetën e saj për bashkëshortin fisnik që u largua para kohe prej saj.

Por ngushëllimi i saj është dhe do të mbetet gjithmonë fati i bardhë që pati një shok jete të përsosur si ti! Për Ersin, Fjonën, sot është dita më e dhimbshme e jetës së tyre, por ata do të jenë krenarë gjithmonë që patën fatin të kenë një baba si ti. Për baba Faikun, sot zija është më e rëndë se toka, por ai përsëri ndihet krenar se rriti një djalë si ti, që i zbardhi faqen atij, familjes dhe mbarë kombit shqiptar.

Për të gjithë ne të tjerët që patëm mundësinë të të njohim e bashkëpunojmë, gëzojmë dhe meritojmë miqësinë tënde, por edhe për të gjithë shqiptarët që besojnë në vlerat e përjetshme të moralit të njeriut, do të mbetesh një burim i pashtershëm frymëzimi dhe do të kesh përgjithmonë mirënjohjen e do të jetosh gjithnjë në kujtesën tonë. Së fundi, unë dua të shpreh sot një mirënjohje të thellë për familjen tënde dhe të gjithë ata që bënë gjithçka që ti të mos niseshe në këtë rrugë. U prehtë në paqe miku im i dashur”, tha Berisha i përlotur.

BASHËS I HEQIN KURORËN ME LULE NGA ARKËMORTI

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk mori pjesë dje fizikisht në homazhet për ishPresidentin Nishani që u zhvilluan në Presidencë. Burimet bëjnë me dije se prej afro një jave, ish-kryetari ndodhet jashtë shtetit. Herën e fundit ai bëri foto në Roterdam me Presidentin e PPE të sapozgjedhur vetëm pak ditë më parë. Në mungesë të prezencës, Basha dërgoi një kurorë me lule në arkëmortin e ish-Presidentit. Por menjëherë sapo një prej bashkëpunëtorëve të Bashës lë kurorën me lule, shoferi i ishkreut të shtetit u ngrit dhe hoqi kurorën që mbante shënim emrin e ish-kryedemokratit.
Marrë nga Panorama

 

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Fuga komenton qeverinë “Rama 3”: Shumica e të emëruarve nuk kanë lidhje me fushën

Kush po e shantazhon Presidenten e re, ende pa u zgjedhur?!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com