Zbulohen të tjera detaje nga grabitja e dhunshme në Vermosh të Malësisë së Madhe. Mësohet se çiftit të moshuar, Tom e Miri Tinaj pas lidhjes dhe dhunës së ushtruar nga autorët iu është marrë plot 30 mijë euro si dhe gjithë sendet e argjendta.
Autorët hynë në shtëpinë e çiftit të bashkëshortëve me maska dhe automatikë, duke i lidhur dhe rrahur, dhe duke iu marrë shumën e madhe të parave dhe sende me vlerë. Gjatë largimit, ata ju kanë marrë atyre edhe makinën, që kishin të parkuar para banesës me të cilën më pas janë aksidentuar.
E tronditur nga ngjarja ka folur dhe bashkëshortja e Tom Tinaj, 58-vjeçarja Miri Tinaj, e cila ka treguar si u dhunua nga autorët.
Kjo e fundit tregon momentet e tmerrit të përjetuara pas mesnatës, teksa thekson se autorët kanë hyrë brenda me automatikë, duke lidhur e dhunuar më parë burrin, dhe pastaj edhe atë.
“Kane ardhur dy persona te maskuar dhe me automatike ne duar. Kane lidhur burrin te parin dhe une qendrova me shume por me pas me rrahen dhe me lidhen edhe mua.
Me thane ku i keni parate. Ne i thame qe nuk kemi, por ata na dhunuan dhe pastaj i treguam. Kane marre parate dhe me pas jane larguar duke na lene te lidhur. Une jam demtuar me shume ndaj edhe kam ardhur ne spital. Kemi qendruar per rreth nje ore e gjysem te lidhur dhe une kam ecur duke u zvarritur deri sa kam shkuar ne kuzhine.”- tha ndër të tjera e tronditur gruaja.
Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit
Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...