Prokuroria e Tiranës ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për të rikthyer 5 milion euro pasuri vëllezërve Sokol dhe Elson Marku. Prokuroria i është drejtuar Gjykatës së Apelit me kërkesën e sekuestrimit të pasurive të dy të “fortëve” nga Mirdita dhe familjarëve të tyre.
Sjellim në kujtesë se disa ditë më parë Gjykata e Tiranës vendosi lirimin e pasurive të 5 mln eurove vëllezërve Marku.
Dy subjektëve të OFL-së, iu sekuestruan asetet me vlerë 5 mln euro një vit më parë.
Sipas prokurorisë, vëllezërit Sokol dhe Elson Marku dyshohet se pastronin paratë e drogës duke dhënë para me fajde, ku sipas prokurorisë ata u kanë dhënë personave V.Sh. dhe E.G..
Dy vëllezërve nga Mirdita, por me banim në Tiranë iu sekuestruan gjithsej 11 makina luksoze, apartamente, lokale dhe biznese të tjera.
Nga mjetet luksoze, Elson Markut iu sekuestrua një makinë tip Chrysler, BMË, Ford, Porche. Ndërsa Sokol Markut Audi dhe tre BMW.
Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit
Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...