Ambasadori italian Fabrizio Bucci ka komentuar rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në krye të Partisë Demokratike. Sipas Buccit, ndërkombëtaret nuk duhet të ndërhyjnë në zhvillimet e brendshme të një partie. Në një intervistë për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se janë votuesit ata që vendosin se kush do të jetë lideri i tyre.
“Ne nuk mund të ndërhyjmë, ne si Itali, ne si ndërkombëtarë mendoj, se është mjaft delikate të ndërhysh në dinamikat e brendshme të një partie. Ajo që mund të them, nga një këndvështrim më i përgjithshëm sa i takon opozitës, është se në gjirin e saj ka mjaft politikanë të rinj, të zotë, të aftë, mendoj se ky është pikërisht momenti kur të shohim drejt së ardhmes,” u shpreh ambasadori.
Në fund të përgjigjes së tij Bucci solli në vëmendje dhe një shprehje të Alcide de Gasperi që ka qenë një ndër kryeministrat e shquar të Italisë.
“Politikanët mendojnë gjithmonë për zgjedhjet e ardhshme. Burrat e shtetit mendojnë për brezat e ardhshëm”.