Nuk raportoi përdhunimin e femrave nga pushtuesit rusë, ligjvënësit në Ukrainë kanë shkarkuar Komisioneren për të Drejtat e Njeriut, Lyudmila Denisova.
Sipas akuzave të zyrtarëve ukrainas, ajo kishte dështuar në përmbushjen e detyrimeve, duke përfshirë lehtësimin e korridoreve humanitare, kundërshtimin e dëbimit të ukrainasve nga territori i pushtuar, si dhe nuk kishte raportuar për rastet e përdhunimit të grave nga rusët.
Gjithashtu Denisova u akuzua për deklarata të pandjeshme dhe të paverifikueshme, në lidhje me krimet e dyshuara seksuale ruse dhe se kishte kaluar shumë kohë në Evropën Perëndimore gjatë pushtimit rus të Ukrainës.
Denisova, e cila mori rolin e të drejtave të njeriut në vitin 2018, tha se do të apelonte vendimin, duke e quajtur atë jokushtetues dhe shkelje të standardeve ndërkombëtare.
“Unë do të vazhdoj të mbroj Ukrainën dhe të drejtat e qytetarëve tanë,” shkroi ajo në një postim në Telegram.
Sulmet izraelite lënë mbi 80 të vrarë në Gaza, Hezbollahu nis raketat drejt Izraelit
Qeveria në Gaza raportoi të shtunën se 84 palestinezë humbën jetën prej goditjeve nga Izraeli një ditë më parë. Ndër...