Këngëtarja Ronela Hajati është rikthyer sërish në Itali.
Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale ajo ka treguar se po qëndron në Milano dhe tha se është duke e realizuar një këngë në gjuhën italiane.
“Të festojmë për këngën time të parë në gjuhën italiane të cilën jam duke e bërë”, ka thënë ajo. Nuk dihet nëse kjo është një shaka nga 32-vjeçarja.
Ronela ndryshe ka qenë diskutimi në Eurovision 2022 për shkak të veshjes së ekzagjeruar e po ashtu edhe vallëzimit provokues.
Kjo madje u tha se ishte arsyeja që e penalizoi për në finalen e madhe të Eurovisionit.